Një person ka përfunduar në pranga si i dyshuar për shitblerje të drogës.
Ndaj tij është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
Policia ka realizuar një plan taktik të koduar “Kalaja” në fshatin Pogragjë të Gjilanit.
Aty është bastisur edhe shtëpia e të dyshuarit ku janë gjetur dhe sekuestruar si prova materiale:
Mbi 280 gramë marihuanë;
140 gramë. marihuanë;
8.6 gramë. marihuanë;
3.3 gramë fara për kultivim;
0.6 gramë kokainë;
1 mijë e 450 euro para të gatshme;
30 franga para të gatshme;
Një elektroshok;
Tre peshore elektrike;
27 copë municion (fishek) të kalibrit të rendë;
2 copë fishekë të kalibrit AK-47.