Siç njofton policia, ka shkuar në katër numri i të arrestuarve të përfshirë në një rast të falsifikimit të parave.
Kujtojmë se ky operacion u zhvillua me datën 13 prill 2023, kundër parave të falsifikuara të metalit ku ishin konfiskuar mbi dhjetë mijë euro (10,000.00), me nga dy (2) euro të dyshuara fals dhe dëshmi të tjera; “Krimet ekonomike të Policisë së Kosovës shkëputin një linjë të furnizimit me para të metalta të falsifikuara duke pamundësuar përdorimin e tyre në vendin tonë.
Gjatë këtij operacioni ishin arrestuar dy persona, ndërkaq sot janë arrestuar edhe dy të tjerë, të përfshirë në këtë rast.
Dy të arrestuarit janë intervistuar në prezencë të avokatëve mbrojtës të caktuar sipas detyrës zyrtare dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit kompetent janë ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejme ligjore./FolDrejt/