Operatori ukrainas i energjisë Ukrenergo ka paralajmëruar se do të ketë reduktime emergjente që do të zbatohen në të gjithë Ukrainën pasi vendi po përballet me pasojat e një vale të re sulmesh ruse, transmeton Al Jazeera, përcjell Fol Drejt.
“Për shkak të pasojave të granatimeve… për të ruajtur ekuilibrin midis prodhimit dhe konsumit të energjisë elektrike, do të vendoset një regjim reduktimesh emergjente në të gjitha rajonet e Ukrainës. Si prioritet, me energji elektrike do të furnizohen objektet e infrastrukturës kritike, “tha Ukrenergo në Telegram. /FolDrejt/