Operatori i rrjetit energjetik të Ukrainës thotë se do të duhet më shumë kohë për të riparuar rrjetin kombëtar dhe për të rivendosur energjinë sesa pas sulmeve të mëparshme raketore ruse.
Rusia gjuajti më shumë se 70 raketa në Ukrainë të premten në mëngjes.
Operatori i rrjetit tha se duke marrë parasysh se kjo është tashmë vala e nëntë e sulmeve me raketa në objektet energjetike, rivendosja e furnizimit me energji mund të zgjasë më shumë se më parë.
“Përparësi do t’u jepet objekteve të infrastrukturës kritike: spitalet, objektet e furnizimit me ujë, objektet e furnizimit me ngrohje dhe impiantet e trajtimit të ujërave të zeza,” tha ai./FolDrejt/