Sulmet me dronë rusë në rajonin e Kievit nuk kanë shkaktuar asnjë dëm në objektet energjetike, tha sot operatori ukrainas i rrjetit, shkruan Sky News, transmeton Fol Drejt.
Që nga tetori, Rusia ka shënjestruar infrastrukturën energjetike të Ukrainës me valë të mëdha sulmesh me raketa dhe dron.
“Falë punës së shkëlqyer të forcave të mbrojtjes ajrore, objektet e infrastrukturës energjetike nuk u dëmtuan (të mërkurën) – të 13 dronët u rrëzuan,” tha Ukrenergo./FolDrejt/