Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani e ka kujtuar konfirmimin e para 13 vitesh të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, për çështjen e pavarësisë së Kosovës, shkruan Fol Drejt.
Sipas Presidences Osmani kjo gjykatë konfirmoi se pavarësia e Kosovës nuk ka shkelur ligjin ndërkombëtar.
“13 vjet më parë Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë konfirmoi se pavarësia e Kosovës nuk ka shkelur ligjin ndërkombëtar. 13 vjet më vonë, kjo pikë referimi mbetet një thirrje për vendet që nuk e kanë bërë ende një gjë të tillë, të bashkohen me demokracitë në mbarë botën dhe të njohin realitetin e pakthyeshëm të Republikës sonë sovrane”, ka shkruar presidentja në llogarinë e saj në Twitter./FolDrejt/