Në seancën e sotme parlamentare deputetët janë duke diskutuar për situatën në shëndetësi, ndërsa opozitarët po e akuzojnë mazhorancën për keqmenaxhim të këtij sektori, shkruan Fol Drjet.
Keqmenaxhimi, mungesa e investime etj, janë disa prej vërejtjeve që ia ka adresuar Armend Zemaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Qeverisë Aktuale, për sektorin e shëndetësisë.
Kosova po përballet me largim të stafit shëndetësor, ka thënë ai.
“Për këto 350 mjekë e kanë lëshuar Kosovën, pa i përfshirë ata që kanë kaluar në sektorin privat” – ka vënë në dukje ish ministri i shëndetësisë, duke thënë se për të gjitha këto, duhet fajësuar.
Për shkak këtyre anomalive, “qytetarët janë duke u privuar nga shërbimet shëndetësore”. Për më shumë “qeveria ka dështuar në sektorin e shëndetësisë” – ka thënë ai.
Nuk ka plan, nuk ka strategji, nuk ka investime, andaj edhe kjo është situata si është.
Nuk kanë qenë më të butë as deputetët e tjerë opozitarë përpara tij. Pjesa më e madhe e tyre e kanë cilësuar si dështim, menaxhimin e këtij sektori./FolDrejt/