Kryetari i Grupit Pralamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi është shprehur rreth Komisionit Hetimor Parlamentar, në Seancën Plenare në Kuvendin e Kosovës gjatë ditës së sotme.
Ai ka thënë se Grupi Parlamentar i LDK-së nuk është nismëtar për formimin e këtij komisioni, transmeton Fol Drejt.
Ai shtoi se diskutimi po kthehet në të njejtën pikë, duke thënë se:
“Po përsëritemi kot në këtë pikë”.
Ai ka shtuar ndër të tjera:
“Kjo është pikë të cilën ne nuk pranojmë me e kapërcy, nuk e pranojmë këtë sjellje, ta shohim ku po shkon kjo punë”./FolDrejt/