Pas takimit me kryebashkiakët e djathtë Partia Demokratike duket se ka marrë një vendim në lidhje me protestat. Të hënën në ora 20.00 do të zhvillohet protesta e 10-të në rang kombëtar e opozitës shqiptare, informon foldrejt.com.
Pikërisht në ditën kur në Kuvend ngrihet një Komision i posaçëm parlamentar për presidentin.
Ndërsa opozita nuk njeh zgjedhjet e mbajtura më 30 qershor dhe kërkon largimin e Ramës nga pushteti.
“I ftoj qytetarët të na bashkohen të hënën në orën 8 në një protestë të madhe kombëtare, për të vazhduar betejën tonë pas asnjë hap pas.
Të gjithë bashkë në orën 20:00 në Tiranë të hënën”, tha Basha.