Iniciuesi dhe propozuesi, Bekim Haxhiu nga PDK-ja, para deputetëve tha se ata janë përfaqësues të qytetarëve dhe se si të tillë duhet të votojnë për kërkesat e tyre.
“Ky projektligj është i qytetarëve, nuk është personal. U bë për të përballuar rritjen e çmimeve, inflacionin dhe krizën ekonomike. Do të ketë impakt pozitiv në buxhetin Kosovës dhe ekonominë e saj”,deklaroi ai.
Me thirrje të njëjtë ndaj deputetëve u drejtuan edhe opizitarët tjerë:
Memli Krasniqi: Ju ftoj të jeni deputetë të qytetarëve. Kryeministri ju ka vendosur në listë, por qytetarët ju kanë bërë deputetë. Guxoni sot!
Pal Lekaj: Ambasadat janë në hall nga numri i lartë dhe turmat e kosovarëve që kërkojnë të dalin jashtë Kosovës. Trusti është nevojë dhe jo luks. Kthejeni shpresën dhe rriteni mirëqenien e qytetarëve. Pra, thjesht e shqip votojeni Trustin.
Ndërkaq, Mimoza Kusari-Lila u shpreh se grupi parlamentar i LVV-së nuk e mbështetë propozimin e opozitës, dhe se qëndron në shërbim të qytetarëve për gjetjen e zgjidhjes që mundëson lehtësira.