Deputetët u mblodhën në një seancë të jashtëzakonshme, të mërkurën.
Atë e thirri opozita meqë ZRRE mori vendim për ngritjen e çmimit të energjisë elektrike.
Shefi i grupit paralamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, që ishte edhe iniciatori i mbledhjes së nënshkrimeve për të diskutuar mbi rrymën, që në fillim u shfaq i frustruar me mungesën e deputetëve të Vetëvëndosjes në sallë. Një përgjigje të mënjëhershme për këtë e pati Mimoza Kusari-Lila që tha se nuk kishin ftesë.
Nga LDK kërkuan dorëheqjen e bordit të ZRRE-së, derisa opozita tha se vendimi për ngritjen e çmimit të energjisë do të shkojë në instanca ligjore.