Haziri: Kryeministri ka arrogancë karshi opozitës dhe shoqërisë civile.-Pajaziti: Është shqetësuese mostransparenca e Qeverisë
Partitë opozitare në vend janë zotuar se në sesionin e ri të punës së Kuvendit, do të intensifikojnë angazhimin për të nxjerrë Qeverinë Kurti në raportim para Kuvendit, për tema që janë preokupim për qytetarët. Opozita vlerëson se ka shumë pak transparencë nga Qeveria, njëherit i bëjnë thirrje kryeministrit të mos përdorë gjuhë cinike dhe arrogancë, por të bashkëpunoj./21Media