Fol Drejt
E hënë, 12 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home POLITIKË

Opozita zhvilloi një nga protestat më masive

6 vjet më parë
in POLITIKË, SHQIPËRI, TË FUNDIT
Koha e leximit: 4 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Në Tiranë opozita zhvilloi të shtunën një nga protestat më masive të saj. Protesta filloi e qetë, por gjatë marshimit të protestuesve para parlamentit pati tensione dhe u përdor edhe gazi lotsjellës.

Opozita dhe mbështetësit e saj zhvilluan sot (16 .03.2019) në Tiranë protestën e tyre të pestë, në serinë e protestave anti qeveritare, për të cilën kishin paralajmëruar se do të ishte më masivja dhe do të shënonte largimin e kryeministrit Rama. Masiviteti është tipari më i dukshëm që e dallon protestën e sotme nga katër të mëparshmet, të zhvilluara brenda  një muaji. Sipas burimeve zyrtare, në protestë morën pjesë rreth 25.000 vetë, burime të PS folën për deri 9 mijë vetë. Ndërsa sipas Partisë Demokratike, protestuesit erdhën në Tiranë nga të gjitha rrethet e vendit duke arritur në pjesëmarrjen e mbi 50 mijë vetëve. Sipas vlerësimit të korrespondentes së DW në Tiranë, protesta e sotme është më masivja. Mediat në Tiranë japin për këtë të dhëna kundërthënëse.

Lexoni edhe..

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

Përforcohet LDK-ja, Alban Rraci kandidat për deputet

Porosit Web Porosit Web

Motivet e protestuesve: Papunësia, emigrimi i rinisë, gjendja e vështirë ekonomike

Ajo u karakterizua nga të njëjtat akuza ndaj qeverisë Rama dhe të njëjtat kërkesa: opozita akuzon kryeministrin Rama se ka fituar mandatin e tij të dytë në zgjedhjet parlamentare 2017 me korrupsion, blerje votash dhe lidhje me krimin e organizuar. Protestuesit kërkojnë largimin e tij, rrëzimin e qeverisë dhe një qeveri kalimtare që do ta ҫojë vendin në zgjedhje të parakohshme parlamentare. Motivet kryesore të protestuesve mbeten papunësia, emigrimi i rinisë, gjendja e vështirë ekonomike. “Jam mekanik por jam që prej 6 vitesh pa punë. Shkoj punoj në Itali 3 muaj dhe kthehem prapë, se nuk kam dokumente dhe duhet të respektoj rregullat e lëvizjes pa viza. Por nuk ia dal të mbaj familjen, jetojmë në varfëri ” thotë për DW, një protestues nga Lezha.

Një motiv tjetër  janë pensionet shumë të ulta. “Kam marrë pjesë në të gjitha protestat  e të djathtës. Për mua ky sistem nuk funksionon. Rinia po ikën, fëmijët e mi nuk jetojnë këtu, pensionet janë shumë të ulta, na ndihmojnë fëmijët, përndryshe do jetonim në mjerim”  thotë për DW, Brunilda Sakiqi nga Tirana. Ndryshe nga protestat e mëparshme, protesta e sotme u zhvillua në formë marshimi duke kaluar nga kryeministria, Ministria e Brendshme dhe Parlamenti.

Protesta  fillon paqësisht, vijon dhunshëm

Policia e shtetit i është përgjigjur marshimit masiv të protestuesve me rritjen e masave të sigurisë. Rreth 1600 policë janë angazhuar për ruajtjen e rendit dhe sigurimin e institucioneve shtetërore nga akte të mundshme dhune, nisur nga precedentë dhune në protestat e mëparshme. Kryemnistria u rrethua me rrjeta teli dhe mbrojtje metalike në dyert e saj kryesore. Për tre orë rrjesht protesta u zhvillua pa incidente dhune, me tek-tuk shpërthimin e shashkave dhe tymit para kryeministrisë. Por kur marshimi i protestuesve arriti para Parlamentit, protesta degjeneroi në dhunë. Protestuesit tentuan të thyejnë kordonin e policëve, gjë që solli përleshje me forcat e policisë, përdorimin e gurëve dhe sendeve të forta kundër forcave të rendit. Policia përdori gaz lotsjellës dhe ujë me presion për të zmbrapsur sulmin ndaj parlamentit. Nga gurët dhe sendet e forta u plagosën disa policë dhe janë lënduar protestues nga gazi lotsjellës. Të dyja palët po marrin ndihmë mjekësore në spitalet e Tiranës.

BE dhe SHBA- thirrje të papërfillura

BE dhe SHBA përsëritën apelin e tyre këmbëngulës drejtuar liderve të opozitës që protesta të jetë paqësore dhe pa dhunë. Por edhe në protestën e sotme duket se ky apel nuk u dëgjua nga të gjithë protestuesit. Gjithashtu nuk ka ende asnjë sinjal për t’iu përgjigjur apelit të tyre lidhur me emergjencën e dialogut mes palëve. Opozita ka deklaruar, se do të vijojë protestat e saj deri në largimin e kryeministrit Rama. Por ky i fundit nuk pranon të pranojë atë që ai e quan ” marrje pushteti në tavolinë” duke argunmentuar se „do të plotësojë mandatin qeverisës” që i kanë dhënë votuesit deri në 2021, kur janë zgjedhjet parlamentare të radhës.

Mesazh BE dhe faktorit ndërkombëtar – No stability without democracy!

Opozita deklaroi përsëri se do të vijojë protestat e saj deri në largimin e kryeministrit Rama dhe rrëzimin e qeverisë së tij. BE i shikon protestat e opozitës si tregues i mungesës së stabilitetit në Shqipëri dhe deklaron se situata  nuk ndikon pozitivisht në vlerësimin e Brukselit për mundësinë e hapjes së  negociatave të anëtarësimit me BE, në qershor të këtij viti.  BE ka bërë thirrjre për dialog emergjent mes qeverisë dhe opozitës, gjë që deri tani nuk ka ndodhur. Por lideri i PD, forcës politike që drejton protestat, në fjalën e tij në mbyllje të protestës u tha “miqve perëndimorë” se „No stability, without democracy”, – nuk ka stabilitet pa demokraci; “No stability without equality before the law! – nuk ka stabilitet pa barazi para ligjit.

BE dhe SHBA i konsiderojnë „legjitime” Parlamentin dhe qeverinë e dalë nga zgjedhjet parlamentare  2017 e i sjellin në vëmendje opozitës pranimin e rezultatit të tyre dhe nuk përligjin kontestimin pas dy vite e gjysmë. Në mënyrë unanime ato kanë dënuar heqjen dorë “en block” te deputetëve të opozitës nga mandatet e tyre parlamentare duke e cilësuar atë „ një veprim destruktiv që minon demokracinë dhe rrugën e Shqipërisë drejt BE”. /dw.com

 

Tags: BallkaniEdi RamakorrupsioniLSIopozitaPDprotestaqeveriatirana
ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Veseli për Der Standard: Nuk ka as veriu as jugu i Kosovës, ne jemi perëndimorë

Lajmi tjetër

Liberalizimi nuk duhet të lidhet me taksën

Të ngjajshme

BOTA

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

29 Mars, 2025
KOSOVË

Përforcohet LDK-ja, Alban Rraci kandidat për deputet

5 Dhjetor, 2024
KOSOVË

Të çedukosh e të shthurësh institucionalisht

14 Nëntor, 2024
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM