Udhëheqësi i burgosur i opozitës ruse, Aleksei Navalny, njoftoi të mërkurën se është futur në grevë urie.
Në një postim në Instagram, i cili u publikua nga avokatët e tij, Navalny tha se kërkon trajtim mjekësor për dhimbjet e rënda në shpinë dhe për mpirjet e këmbëve.
Navalny, 44 vjeç, aktualisht ndodhet në Koloninë Korrektuese Nr. 2, rreth 100 kilometra larg Moskës.
Burgu njihet si një prej burgjeve më të ashpra në Rusi.
Navalny është arrestuar në një aeroport të Moskës në muajin janar, menjëherë pasi është kthyer nga Berlini, ku është shëruar nga helmimi me agjent nervor.