Politikani opozitar Aleksei Navalny ka konfirmuar se është duke u përballur me dhimbje të forta të shpinës dhe se “asgjë” nuk është bërë në këtë drejtim nga autoritetet e burgut.
Ai ka thënë se është paralajmëruar më parë se nga sëmurja në burg mund të përfundojë me fatalitet.
“Dikur Mikhail Khodorkovsky, që ka qëndruar 10 vjet në burg më ka thënë: Gjëja kryesore është që të mos sëmurësh aty”, ka thënë Navalny përmes një postimi në Instagram më 26 mars, duke iu referuar pronarit të ish-gjigantit të kompanisë së naftës Yukos, i cili ka kaluar një dekadë mbrapa grilave.
Ai është dënuar në dy raste kontroverse.
“Askush nuk do të kujdeset për ty. Nëse sëmureni seriozisht, do të vdisni”, ka cituar Navalny fjalët e Khodorkovskyt.
Navalny, 44-vjeçar aktualisht është në një burg 60 kilometra larg Moskës.
Burgu ky gjendet ai njihet si ndër më të ashprit në Rusi.
Gjendja shëndetësore e kritikut të Kremlinit është kthyer në çështje për diskutim më 24 mars, pasi aleatët e tij kanë thënë se kanë qenë të shqetësuar për përkeqësimin e gjendjes së tij shëndetësore, dhe u kanë bërë thirrje autoriteteve të burgut të qartësojnë gjendjen e tij.