Hungaria mbetet kundër vendosjes së një norme minimale globale të taksës së korporatave, tha sot kryeministri Viktor Orbán në radion shtetërore.
Ai e shpjegoi pozicionin e Hungarisë si një shqetësim për vendet e punës në vendin e Evropës Qendrore, i cili përdor regjimin e taksave të ulëta për të tërhequr investime të huaja me vlerë miliarda euro, raporton Reuters, transmeton Fol Drejt.
“Kjo është një rritje e taksave që vret vendet e punës, e cila, nëse zbatohet me miratimin e Hungarisë, do të zhdukte dhjetëra mijëra vende pune,” tha Orbán./FolDrejt/