Kryeministri hungarez, Viktor Orban ka thënë se kalimi i varësisë energjetike nga ajo ruse në atë amerikane nuk është zgjidhje për Evropën, shkruan Fol Drejt.
Në vend të kësaj, ne si Evropë kemi nevojë për pavarësi energjetike dhe alternativa të cilat janë të favorshme, shtoi ai.
Ai tha se ne nuk duam të kalojmë nga një tregtar tek tjetri, por të kemi më shumë opsione duke përmendur Algjerinë, Katarin, Amerikën dhe Rusinë si vende me të cilat mund të bëhet tregti, por që vuri theksin tek pavarësia e Evropës për të zgjedhur se me kë do të tregtojë.
Orban mendon se ndryshimi i varësisë energjetike të Evropës nga energjia ruse në atë amerikane po bëhet nën arsyetimin se Amerika është demokratike, ndërsa Rusia jo dhe se kjo më shumë është çështje politike sesa dobi ekonomike. /FolDrejt/