Kryeministri hungarez Viktor Orban tha sot se në të ardhmen kombet e dobëta do të zhduken dhe ato të forta do të mbijetojnë, duke treguar se për këtë arsye Hungaria duhet të forcojë çdo ditë forcat e saj të mbrojtjes dhe sigurisë.
Orban, në ceremoninë e inaugurimit të policëve të rinj në Universitetin e Shërbimeve Publike Kombëtare, tha se aktualisht “themelet e botës po dridhen… dhe epiqendra e tërmetit global është pikërisht aty pranë”, duke iu referuar luftës në Ukrainën fqinje.
Ai tha se Hungaria është “nën rrethim” nga emigrantët ilegalë në jug të vendit, njoftoi agjencia MTI./FolDrejt/