Kryeministri hungarez Viktor Orbán dhe presidenti francez Emmanuel Macron u takuan të hënën në mbrëmje në Paris për të diskutuar marrëdhëniet dypalëshe dhe aspektet më të rëndësishme të së ardhmes së Evropës, njoftoi sot zëdhënësi i kryeministrit hungarez Bertalan Havasy.
Siç raporton agjencia MTI, Orbán tha se Hungaria dëshiron një armëpushim të menjëhershëm dhe negociata paqeje në Ukrainë. Gjithashtu, Orbán kujtoi se Hungaria ka qenë për paqe që nga fillimi i luftës dhe do të mbetet e tillë.
Agjencia raportoi se Orban sot në mëngjes u takua me ish-presidentin francez Nicolas Sarkozy, me të cilin diskutoi marrëdhëniet dypalëshe midis dy vendeve dhe problemet ndërkombëtare, si lufta në Ukrainë dhe politikat evropiane./FolDrejt/