Kryeministri hungarez Viktor Orban njoftoi në llogarinë e tij zyrtare në Twitter se ka biseduar me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan dhe e ka uruar për fitoren e tij në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në atë vend, transmeton Klix, përcjell Fol Drejt.
“Sapo fola me presidentin Erdogan për ta uruar për fitoren e tij në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale dhe për fitoren e jashtëzakonshme dhe të padiskutueshme të Partisë së tij AK në zgjedhjet e fundit parlamentare turke”, ka shkruar Orban.
Ai tha se një Turqi e fortë është e mirë për Evropën, por edhe e dëshirueshme për të gjithë botën.
“Një Turqi e fortë dhe e qëndrueshme është e mirë për Hungarinë, e mirë për Evropën dhe e mirë për botën!” theksoi ai.
Kujtojmë se pas zgjedhjeve të së dielës në Turqi, presidenti turk u shpreh dhe tha se respekton vullnetin e kombit të shprehur përmes kutive të votimit.
“Pavarësisht nga rezultati, fituesi i zgjedhjeve të 14 majit ishte demokracia turke dhe kombi turk prej 85 milionë banorësh”, tha Recep Tayyip Erdogan.
Erdogan tha se aleanca e tij do të fitonte balotazhin e 28 majit duke tërhequr më shumë vota, duke shtuar: “Le të shpresojmë se do të arrijmë një sukses historik”.
Duke i dhënë Aleancës Popullore një shumicë në parlamentin turk në zgjedhjet e së dielës, populli turk konfirmoi “besimin e tij tek ne dhe aleanca jonë”, shtoi ai. /FolDrejt/