Kryeministri nacionalist i Hungarisë, Viktor Orban, ka thënë se e vetmja mënyrë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë është rizgjedhja e Donald Trump, shkruan Sky News.
Në një intervistë të gjerë me ish-prezantuesin e Fox News, Tucker Carlson, Orban lavdëroi politikën e jashtme të Trump, ndërsa kritikoi administratën e Joe Biden dhe qasjen e saj ndaj luftës.
Ai tha se kthimi i Trump në detyrë do të ishte “e vetmja rrugëdalje” nga konflikti dhe se çdo sugjerim se Kievi mund të fitonte luftën kundër Rusisë ishte “një gënjeshtër”.
“Rusët janë shumë më të fortë, shumë më të shumtë se ukrainasit,” tha zoti Orban. “Thirrni përsëri Trumpin… Trump është njeriu që mund të shpëtojë botën perëndimore”.