Biznesmeni Orce Kamçev dhe bashkëshortja e tij Ana Kamçev sot duhet të paraqiten në Gjykatën penale në Shkup si dëshmitarë për rastin “Reket”, në të cilin janë të akuzuar ish-prokurorja speciale publike Katica Janeva dhe Bojan Jovanovski-Boki 13.
Në seancën e parë për rastin “Reket” që u mbajt më 3 dhjetor, i akuzuari i tretë Zoran Milevski-Kiçeec u dënua me tre vjet burg pasi e pranoi fajin për rastin dhe lënda për të është ndarë nga ai kundër Boki-13 dhe Janevës.