Dogana e aeroportit të Frankfurtit ka sekuestruar 252 sahat dore, të cilat dyshoheshin se ishin të falsifikuara. Sahatët e dorës vinin nga Hong Kong-u dhe dërgoheshin drejt Shqipërisë, siç bëri me dije një zëdhënës i policisë gjermane, shkruan Die Welt, përcjell foldrejt.com.
Autoritetet gjermane gjetën edhe 148 dokumenta me nënshkrime të falsifikuara. Vlera e tyre llogaritej 60 500 euro./Foldrejt.com