Këto janë orët e fundit të Kuvendit të Kosovës, pasi kjo e enjte është dita e mbylljes së punimeve të kësaj legjislature. Seanca e fundit i përket shpërndarjes së strukturave qeverisëse.
Nëse miratohet shpërndarja, çfarë ka shumë mundësitë ndodh, vendi do të shkoje në zgjedhje të parakohshme.
Thirrja e seancës për shpërndarjen e Kuvendit u nënshkrua nga 93 deputetë, nga 120 sa janë gjithsej, ndërsa do të duhen 80 vota për të çuar vendin drejt një qeverie të re.
Vendi gjendet në krizë politike që pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj – më shumë virtuale sesa reale – gjë që ka lënë qeverisjen pezull, jo vetëm në proceset e vazhdueshme të integrimit, por edhe në aspektet e punëve të brendshme të secilës ministri.
E gjithë kasta politike ka shprehur tashmë publikisht qëndrimin për shkuarje në zgjedhje të parakohshme, e madje është përfshirë në një “tregti” për koalicione parazgjedhore