Megjithëse ka opinione publike se pandemia ka përfunduar në disa pjesë të botës, korona vazhdon të kërcënojë shëndetin e popullsisë së botës, theksoi agjencia e Kombeve të Bashkuara, duke theksuar se një numër i madh njerëzish ende vdesin nga korona në krahasim me numri i vdekjeve nga viruse të tjera.
Organizata Botërore e Shëndetësisë njoftoi sot se virusi korona mbetet një kërcënim në nivel global pothuajse tre vjet pas shfaqjes së pandemisë.
OBSH tha se të gjitha vendet duhet të vazhdojnë të monitorojnë nga afër situatën në lidhje me koronën dhe të promovojnë që grupet më vulnerabël të popullsisë duhet të vaksinohen./FolDrejt/