Rritja e indeksit të tregtisë globale të mallrave u ngadalësua në fund të vitit 2022 dhe nuk ka gjasa të përmirësohet në tremujorin e parë të këtij viti, njoftoi sot Organizata Botërore e Tregtisë (OBT).
Megjithatë, OBT parashikon se çdo ngadalësim i tregtisë mund të jetë jetëshkurtër, pasi ajo tashmë po sheh një fluks më të lartë të kontejnerëve të mallrave në portet kineze dhe një rritje të porosive pas lehtësimit të kufizimeve të Covid në Kinë, raporton Reuters, përcjell Fol Drejt.
OBT tha se në mars indeksi global i tregtisë së mallrave do të binte në 92.2 pikë, nga 96.2 pikë në nëntor dhe se nuk kishte asnjë tregues për një rritje të menjëhershme të shkëmbimit tregtar që mund të arrinte deri në 100 pikë indeks, që përfaqësojnë tendenca standarde e vëllimit të tregtisë globale./FolDrejt/