Organizata Botërore e Turizmit e OKB-së (UNWTO) pezulloi anëtarësimin e Rusisë në një seancë të jashtëzakonshme të mbajtur gjatë ditës së sotme.
Qeveria ruse njoftoi tërheqjen e saj disa orë para takimit, raportoi cnn.
“Anëtarët e UNWTO votuan për pezullimin e Rusisë. Në mbledhjen e Asamblesë së parë të jashtëzakonshme të UNWTO, anëtarët debatuan pezullimin e Rusisë nga Organizata. Rusia nuk pranoi të rrisë dhe të mbrojë pozicionin ndërsa njoftoi tërheqjen nga UNWTO”, njoftoi organizata në Twitter.
Ministri ukrainas i Punëve të Jashtme, Dmytro Kuleba gjithashtu shkroi në rrjetet sociale se “Rusia është pezulluar nga UNWTO në seancën e parë të jashtëzakonshme të Asamblesë së saj të Përgjithshme”.
“Faleminderit të gjithë anëtarëve që e mbështetën këtë veprim. Drejtimi i vetëm i udhëtimit për kriminelët rusë të luftës duhet të jetë Haga. Izolimi i Rusisë do të thellohet për çdo ditë të luftës së saj kundër Ukrainës”, shtoi Kuleba.
Ministria e Jashtme ruse ka konfirmuar daljen e Rusisë nga Organizata Botërore e Turizmit së OKB-së.