Organizata e Shteteve Amerikane (OAS), forumi më i vjetër në botë për diplomacinë rajonale, ka pezulluar pjesëmarrjen e Rusisë si vëzhguese e përhershme në institucion deri në “përfundimin e armiqësive të saj”.
“Ne nuk do të qëndrojmë mënjanë në funksion të kësaj shkeljeje të ligjit ndërkombëtar humanitar nga Rusia. Hemisfera jonë qëndron me Ukrainën,” tha sekretari amerikan i shtetit Anthony Blinken, shkruan BBC, transmeton FolDrejt.
Ky organ shumëpalësh bashkon 35 shtete të pavarura në kontinentin amerikan për çështjet e demokracisë, të drejtave të njeriut, sigurisë dhe zhvillimit./FolDrejt/