Shumë studentë, fëmijë të veteranëve të Luftës së UÇK-së, paraqiten para zyrës së OVL pranë Qeverisë së Kosovës për të marrë vërtetimin mbi statutin e veteranit të prindit të tyre, i cili ju duhet për regjistrim të semestrit në Universitetin e Prishtinës.
Mirëpo ata hasin në probleme pasi që zyrtarët e OVL tentojnë të gjejnë gabime në databazën e tyre, si p.sh vendi i lindjes i veteranit nuk përkon me vendin e lindjes në certifikatën e bashkësisë familjare të cilën studenti e ofron, apo ndonjë shkronjë në emrin e prindit të veteranit. Me ç’rast u kërkohet që studentët të shkojnë në Prokurorinë Speciale për të kërkuar aplikimin e veteranit e më pas ta sjellin në zyrën e OVL-së.
Pra, Organizata e Veteranëve të Luftës një pjesë të fajit për dënimin e udhëheqësve të tyre nga Prokuroria Speciale, dhe për marrjen e dosjeve të tyre nga Prokuroria Speciale, ua hedhë veteranëve dhe fëmijëve të tyre, të cilëve ua vështirëson jashtëzakonisht shumë procesin e marrjes së këtij dokumenti, rrjedhimisht regjistrimit të semestrit në fakultet.