Organizata gjermane mjedisore DUH njoftoi sot se do të padisë kompaninë Meta, e cila është pronare e rrjetit social Facebook, pasi nuk ka shtypur fyerjet dhe kërcënimet për dhunë dhe vrasje ndaj anëtarëve të organizatës.
Sipas Reuters, Meta nuk i mbylli grupet në Facebook, ku publikoheshin rregullisht kërcënime për dhunë dhe që ndonjëherë mbetën të dukshme për javë të tëra pa u hequr.
Kërcënimet përfshinin helmimin e ushqimit të aktivistëve dhe fotografitë e plumbave dhe armëve, transmeton Fol Drejt.