Organizata “Qytetarët Aktivë” njoftojnë se sot me datën 12.10.22 kanë dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Themelore të Prishtinës.
Ky kallëzim penal u bë ndaj zyrtarëve të Komunës së Prishtinës, lidhur me lejimin e mbajtjes së “Festivalit Sunnyhill” me 4-7 gusht 2022 në Parkun e mbrojtur të Gërmisë pa vendim/pëlqim, transmeton Fol Drejt.
Nga kjo organizatë konsiderojnë që zyrtarët me veprimet dhe mosveprimet e tyre kanë kryer vepër penale të degradimit ose shkatërrimit të mjedisit (neni 338 i Kodit Penal), lejimit të kundërligjshëm të instalimeve që ndotin mjedisin (neni 340 i Kodit Penal), si dhe të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar të sanksionuar me nenin 414 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
KALLËZIM PENAL kundër:
Alban Zogaj – Nënkryetar – Komuna e Prishtinës
Ilirik Musliu – Drejtor i Drejtorisë për Shërbime Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim – Komuna e Prishtinës
Habib Qorri – Udhëheqës i sektorit për shërbime publike – Komuna e Prishtinës
Sabri Gashi – Zyrtar për hapësira publike – Komuna e Prishtinës./FolDrejt/