Në kryeqytetin e Francës, Paris u mbajt protestë kundër racizmit dhe ideve të ekstremit të djathtë.
Çështja e “racizmit” në vend ka ardhur sërish në rend dite meqë më 3 nëntor në Parlamentin kombëtar u ndërpre seanca pasi deputeti i ekstremit të djathtë Gregoire de Fournas i Partisë Rassemblement National (RN), gjatë fjalimit të deputetit me ngjyrë Carlos Martens Bilongo të partisë La France insoumise (LFI) iu drejtua me fjalët “të kthehet në Afrikë”, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Shoqata “SOS Racisme” kundër racizmit dhe diskriminimit, Unioni Kombëtar i Studentëve të Francës (UNEF) dhe shumë organizata mbajtën protestë në Sheshin e Republikës në Paris kundër racizmit dhe ideve të ekstremit të djathtë.
Bilongo, në një fjalim në protestë, nënvizoi se racizmi përbën krim dhe se nuk duhet përulje përpara racizmit dhe ksenofobisë.
Studentja Anne-Laure në një deklaratë për AA shprehu keqardhje për fjalën “të kthehet në Afrikë” që u tha në Parlament. Ajo theksoi se do të vazhdojë përpjekjen që RN të mos ketë prani të rëndësishme në politikë në të ardhmen.
Në Parlamentin e Francës, më 3 nëntor Bilongo tërhoqi vëmendjen për situatën e 234 emigrantëve që mbetën të bllokuar prej ditësh në Mesdhe në anijen e emigrantëve “Ocean Viking” e cila menaxhohet nga organizata joqeveritare “SOS Mediterranee” ndërkohë që fjala e deputetit Fournas “të kthehet në Afrikë” shkaktoi ndërprerjen e seancës.
Të nesërmen në një seancë në Parlament, u vendos që deputetit Fournas i cili përdori shprehjen në fjalë, të ndërpritet paga e deputetit për 2 muaj dhe largim nga Parlamenti për 15 ditë./FolDrejt/