Mbreti Charles i Britanisë organizoi një pritje për të diskutuar luftën kundër ndryshimeve klimatike, ndërsa liderët botërorë përgatiten për samitin e OKB-së për klimën COP27, i cili fillon nesër dhe pritet të diskutojë zbatimin e premtimeve të vitit të kaluar., raporton BBC.
Mbreti britanik është i njohur ndërkombëtarisht për punën e tij në aktivitetet për parandalimin e ndryshimeve klimatike, por është rënë dakord që ai të mos shkojë në COP27, sipas BBC.
Rreth 200 politikanë dhe aktivistë u takuan në Pallatin Buckingham të premten, duke përfshirë kryeministrin britanik Rishi Sunak, të dërguarin e SHBA për klimën John Kerry dhe presidentin e COP, Alok Sharma./FolDrejt/