Në orët e pasdites së djeshme, njësitet policore në Skenderaj, mbi bazën e informacioneve dhe dyshimeve të arsyeshme kane realizuar urdhër-kontroll në një lokal ku dyshohej se luheshin lojëra fati.
Gjatë kontrollit, në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar: katër (4) televizor, tri (3) shtëpiza kompjuteri, tre (3) monitor, katër (4) printer, dy (2) lexues tiketave, 15 tiketa të shtypura, 104.00 euro para të gatshme si dhe letër për shtypjen e tiketave.
Materialet e sekuestruara do të procedohen si dëshmi materiale në veprën penale, ndërsa pas intervistimit me urdhër të prokurorit të rastit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt./FolDrejt/