Anija kozmike Orion e NASA-s bëri një rreth të ngushtë rreth hënës dhe përdori gravitetin e saj për ta shtyrë atë përsëri drejt Tokës.
Në pikën e saj më të afërt, kapsula ishte 130 kilometra nga sipërfaqja e hënës dhe po testonte manovra që do të përdoren më vonë në misionin Aretmis, kur njerëzit të kthehen në satelitin e Tokës.
Komunikimi me kapsulën u ndërpre për 30 minuta ndërsa ishte prapa anës së largët të Hënës.
Moduli i Shërbimit Evropian, i cili fuqizon kapsulën, ndezi motorin e tij kryesor për tre minuta dhe e shtyu Orionin drejt Tokës, raporton AFP, transmeton Fol Drejt.
Kjo ishte manovra e fundit në një mision që filloi me lëshimin e një rakete të NASA-s nga Florida më 16 nëntor. Nga fillimi deri në fund, udhëtimi duhet të zgjasë 25 ditë e gjysmë.
Orion tani do të bëjë korrigjime të vogla të kursit derisa të zhytet në Oqeanin Paqësor në brigjet e San Diegos të dielën, më 11 dhjetor, në orën 9:40 të mëngjesit me kohën lokale. Një anije e marinës amerikane është planifikuar të nxjerrë kapsulën nga uji./FolDrejt/