Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti pati sot në takim ambasadorin e Italisë në Kosovë, Nicola Orlando, i cili e uroi për fitoren në zgjedhjet e 14 shkurtit dhe zgjedhjen Kryeministër të Republikës.
Ambasadori konfirmoi përkrahjen e Italisë ndaj Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe popullit të saj, dhe shprehu gatishmërinë e Qeverisë së tij për të vazhduar dhe avancuar dhe më tutje bashkëpunimin e tanishëm.
“Italia është partner i rëndësishëm për Republikën e Kosovës”, u shpreh kryeministri, dhe në këtë drejtim e siguroi që Qeveria e udhëhequr nga ai është sa e gatshme aq edhe e përkushtuar për bashkëpunim ndërshtetëror në të gjitha fushat me interesa të përbashkëta, teksa iu falënderuar ambasadorit të Italisë për ndihmën e vazhdueshme ndaj Kosovës.