Në një ortek në qytetin Ningchi të Tibetit, 20 persona kanë humbur jetën, ndërsa tetë janë ende të zhdukur pas ortekut, njoftuan sot zyrtarët lokalë.
U gjetën pesëdhjetë e tre të mbijetuar, pesë prej të cilëve u plagosën rëndë, raportoi Global Times, duke cituar një zyrtar të qeverisë lokale në rajonin perëndimor kinez, raporton Reuters.