Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian (OSBE) njoftoi se pas zgjedhjeve lokale në veri të Kosovës, duhet të kujdeset për të drejtat dhe interesat e të gjitha komuniteteve që jetojnë në atë rajon.
Shefi i sektorit për çështje politike dhe komunikim në OSBE në Kosovë, Jeff Bailey, duke komentuar rezultatet e zgjedhjeve, tha se do të ishte e dëshirueshme që të gjitha komunitetet të marrin pjesë plotësisht në proceset zgjedhore, si kandidatët ashtu edhe votuesit, raportoi RSE.
Ai thekson se është pozitive që edhe përkundër dallimeve politike në qëndrimet lidhur me mbajtjen e zgjedhjeve, nuk ka pasur parregullsi apo tentativa për prishjen e ditës së zgjedhjeve./FolDrejt/