Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Mal të Zi ishin konkurruese dhe votuesve iu ofrua një gamë e gjerë zgjedhjesh, por procesi u dobësua nga mangësitë ligjore, si dhe nga një mjedis i polarizuar mediatik dhe retorika përçarëse e fushatës, thanë vëzhguesit ndërkombëtarë në njoftimin e sotëm.
Misioni i përbashkët vëzhgues i Zyrës së OSBE-së për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR), Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës (PACE) dhe Parlamenti Evropian (PE) konstatoi se zgjedhjet u zhvilluan mirë dhe se kuadri ligjor siguron bazë për mbajtjen e zgjedhjeve demokratike, pavarësisht boshllëqeve dhe mospërputhjeve të shumta, duke lënë të pazbatuara shumicën e rekomandimeve të mëparshme, raportoi Reuters.
“Votuesit patën një sërë zgjedhjesh në procesin e djeshëm zgjedhor dhe liritë themelore u respektuan gjatë fushatës,” tha kryetarja e misionit vëzhgues të ODIHR, Nina Suomalainen, por theksoi se ekziston një nevojë e qartë për reformën zgjedhore për të mbyllur boshllëqet e mbetura dhe paqartësitë dhe një sistem të forcuar për zgjedhjet e ardhshme./FolDrejt/