Në një letër, Akademia ka hartuar një sërë rregullash në funksion të edicionit të 93-të që do të mbahet në 25 prill.
Përpara ceremonisë së ndarjes së çmimeve Oscar, të planifikuar në 25 Prill, Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit i dërgoi një letër kandidatëve dhe të ftuarve të tyre, duke i siguruar që mund të marrin pjesë personalisht pasi konsiderohen “punëtorë thelbësorë”. Organizimi i çmimeve specifikon që ky status u jep kandidatëve disa përjashtime nga kufizimet e parashikuara për pandeminë, por i detyron ata të bëjnë karantinë dhe teste molekulare.
Për të garantuar siguri maksimale, edicioni i 93-të i Oscar-eve është organizuar si një set filmik dhe do të zhvillohet kryesisht në Union Station në Los Angeles me disa aktivitete në vendin tradicional të Teatrit Dolby.