Sipas Florian Plettenberg të Sky Germany, sulmuesi i Napolit, Victor Osimhen ëndërron të luajë në Premier League, por nuk do ta refuzojë mundësinë për t’u bashkuar me Bayern Munich, shkruan Goal, përcjell Fol Drejt.
Megjithatë, siç u raportua më herët, paketa financiare thjesht nuk është e realizueshme për bavarezët pasi Napoli do të kërkojë të paktën 100 milionë euro për të lënë ndërkombëtarin nigerian të largohet. Nuk ka gjasa që Osimhen t’i bashkohet Bayernit këtë verë. /FolDrejt/