Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se 11 shtatori i vitit 2001 ndryshoi rrjedhën e historisë përgjithmonë.
Postimi i plotë i Presidentes Osmani:
11 shtatori i vitit 2001 ndryshoi rrjedhën e historisë përgjithmonë.
Sot, krahas aleatëve tanë amerikanë, nderojmë 3 mijë viktimat e sulmeve terroriste kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndërsa riafirmojmë përpjekjet tona të çdoditshme në mbrojtje të lirisë e demokracisë, vlera të cilat definojnë miqësinë dhe partneritetin tonë të përhershëm./FolDrejt/