Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, që aktualisht po qëndron për një vizitë dy ditore në Bullgari, ka takuar kryeministrin e këtij shteti, Galab Donev.
Kështu ka bërë të ditur vetë presidentja, përmes një postimi në profilin e saj në facebook.
Osmani ka vlerësuar partneritetin me Bullgarinë, duke e quajtur Bullgarinë si partnere të palëkundur të Kosovës në rrugëtimin e saj euroatlantik.
“Bullgaria është partnere e palëkundur e Kosovës në rrugëtimin euroatlantik dhe forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të vendit tonë.
Do të punojmë për të hapur kapituj të ri bashkëpunimi, për forcimin e marrëdhënieve bilaterale me fokus në thellimin e bashkëpunimit ekonomik, tregtar e energjetik dhe përmbushjen e vizionit të përbashkët për paqe, demokraci dhe zhvillim ekonomik”, ka shkruar Osmani./FolDrejt/