Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po qëndron për një vizitë zyrtare në Luksemburg, ku ka takuar Dukën e Madh Henri me të cilin ka diskutuar zhvillimet e fundit dhe përpjekjet për paqe dhe stabilitet afatgjatë, raporton Fol Drejt.
“Pas Parlamentit Evropian, vazhduam takimet zyrtare në Luksemburg.
Luksemburgu është partner dhe aleat i rëndësishëm i Kosovës.
Sot, në takim me Lartmadhërinë e Tij, Dukën e Madh Henri, shpreha mirënjohjen e thellë për mbështetjen e Luksemburgut përgjatë viteve, si dhe përkushtimin për hapjen e kapitujve të rinj të bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve tona.”, shkroi Osmani në Facebook.
Osmani tha se kanë diskutuar edhe mbi zhvillimet e fundit dhe përpjekjet përbashkëta për paqe dhe stabilitet afatgjatë. /FolDrejt/