Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, duke folur për zhvillimet e fundit në Ukrainë, tha që e vlerëson vendimin e Turqisë për përkrahjen e këtij shteti.
“Duke parë ngjarjet në Ukrainë, Kosova potencoi përkrahjen e saj të plotë për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës dhe për popullin ukrainas, që po pëson shumë vuajtje për shkak të agresionit ushtarak të Rusisë. E çmoj shumë vendimin e Erdogan, për përkrahjen e Ukrainës në këtë situatë shumë të rëndë”, tha Osmani në një konferencë të përbashkët me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.
“Ballkan i destabiliziuar do të cenonte jo vetëm interesat e vendeve në Ballkan, por edhe interesat e Turqisë dhe kontinetit tonë, duhet bëjmë çdo gjë që të mos lejojmë që të cenohet paqja, liria, demokracia sovraniteti i shteteve siç janë Kosova, Bosnja, të cilat po tenton t’i destabilizojë Serbia në përkrahje të Rusisë”, tha tutje Osmani.