Bashkësia Islame e Kosovës ka njoftuar se Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, kanë shtruar sonte iftar për Myftiun Naim Tërnava dhe bashkëpunëtorët e tij, shkruan Fol Drejt.
“Presidentja e Kosovës, znj. Vjosa Osmani dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, z. Glauk Konjufca, kanë shtruar sonte iftar për Myftiun Naim ef. Tërnava dhe bashkëpunëtorët e tij.”, shkruan në njoftimin e Bashkësisë Islame të Kosovës në Facebook.
Nga ana tjetër, edhe Konjufca ka shkruar në Facebook për iftarinë e shtruar për kryesinë e BIK-ut.
“Me kënaqësi i kemi ftuar sonte udhëheqësinë e BIK-ut për të marrë pjesë në iftarin tonë të posaçëm në Shtëpinë e Popullit, në Kuvendin e Republikës së Kosovës, bashkë me Presidenten Vjosa Osmani. Është një mundësi e veçantë për të forcuar marrëdhëniet ndërmjet nesh dhe për të promovuar respektin dhe bashkëpunimin. Urojmë një mbrëmje të këndshme dhe të bekuar për të gjithë pjesëmarrësit e këtij iftari” – shkroi në profilin e tij në Facebook kryetari Konjufca.
“Myftiu Tërnava falënderoi presidenten Osmani dhe kryetarin Konjufca për shtrimin e këtij iftari të përbashkët, duke potencuar kështu përkushtimin e Bashkësisë Islame të Kosovës për të krijuar në vend një frymë paqeje dhe solidariteti për të gjithë qytetarët pa dallim.”, thuhet tutje në njoftimin e BIK-ut. /FolDrejt/