Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit në ShBA ka takuar senatorin Marco Rubio, me të cilin kanë diskutuar mbi bashkëpunimin dhe ruajtjen e vlerave të përbashkëta, shkruan Fol Drejt.
“Përkushtimi ynë i palëkundur për liri dhe demokraci përbën themelin e fortë të partneritetit Kosovë-ShBA.”, shkroi Osmani në Twitter.
Osmani theksoi se sot ka pasur një diskutim të shkëlqyer me senatorin Marco Rubio mbi rëndësinë e bashkëpunimit midis dy vendeve dhe ruajtjes së vlerave të përbashkëta në këtë kohë përcaktuese. /FolDrejt/