Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit të saj në Moldavi ka takuar edhe presidenten e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, të cilën e ka falënderuar për mbështetjen që ajo i ka dhënë Kosovës drejt afrimit të saj në BE, raporton Fol Drejt.
“I shpreha mirënjohjen time Presidentes së Parlamentit Evropian, Roberta Metsolas, për mbështetjen e saj të palëkundur për ta afruar Kosovën me BE-në.”, shkroi Osmani në Twitter.
Osmani tha se ato kanë diskutuar lidhur me zhvillimet e fundit dhe përpjekjet e përbashkëta për të avancuar rrugën e Kosovës drejt BE-së. /FolDrejt/