Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është deklaruar lidhur me mbarëvajtjen e Zgjedhjeve Lokale 2021.
Osmani ka vlerësuar kulturën e lartë demokratike, të treguar nga qytetarët e Kosovës në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.
Poashtu Presidentja Osmani ka falënderuar qytetarët e Kosovës për kulturën e lartë, të dëshmuar në proceset zgjedhore, “si dhe u uron fitoren kandidatëve fitues duke uruar poashtu që të realizojnë premtimet e dhëna para qytetarëve të Kosovës”.
Osmani gjithashtu ka falënderuar institucionet e vendit për angazhimin në këtë proces, para së gjithash KQZ-në për mbarëvajtjen e zgjedhjeve, Policinë e Kosovës, mediet, institucionet e drejtësisë si dhe të gjithë akterët e tjerë të angazhuar.