Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka njoftuar se ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministrin e Punëve të Jashtme të Federatës Ruse, Sergej Lavrov, përcjell Fol Drejt.
Përmes një postimi në Facebook, Osmani ka njoftuar se ka biseduar mbi sfidat në rajonin e OSBE-së, si dhe ka ritheksuar përkushtimin e kryesisë së Maqedonisë së Veriut për respektimin e parimeve dhe angazhimeve themelore të OSBE-së.
“Në këtë kontekst, theksova edhe një herë domosdoshmërinë e ndalimit të agresionit, tërheqjes së forcave ushtarake ruse nga Ukraina dhe respektimit të sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës”.
“Gjithashtu, shkëmbyem mendime edhe për çështjet më aktuale lidhur me funksionimin e OSBE-së”, ka thënë Osmani.